Seria e vrasjeve të emigrantëve shqiptarë që po ndodh në Greqi, pas eleminimit të minoritarit Kostandinos Kaçifas nga forcat RENEA në Bularat, është kthyer në fenomen shqetësues, pasi viktima e fundit ishte një 18-vjeçar në Kavala.
Për këto ngjarje të rënda ka reaguar ashpër ish-kryeministri Sali Berisha. Duke ju referuar vrasjes së Marios Isa në Kavalla, Berisha thekson se dënon me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste.
“Pas vrasjes ne shkëmbim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verbër raciste e primitive, ka shpërthyer një serial vrasjesh te shqiptareve ne tërësi. Në një hark kohor pak javësh janë ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqisë 7 shqiptare, që të gjithë përveç njërit janë ekzekutime gjakftohta të bazuara ne urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobi”, thotë Berisha në FB.
Ai gjithashtu kërkon me urgjencë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve pranë autoriteteve greke nëpërmjet një hetimi të thellë të këtyre vrasjeve, të cilat sipas ish-shefit të qeverisë janë me motive raciste.
“I bëj thirrje Komisionit te të Drejtave të Njeriut te OKB, Këshillit të Europës, Komisionit dhe Këshillit të Ministrave te BE te ndërhyjnë pranë autoriteteve greke për një hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve raciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojnë te gjithë presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shëmtuara te ndëshkohen’, thekson Berisha.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...