Sipas Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e ka mendjen tek pazaret më Serbinë dhe jo tek hallet e qytetarëve.
Këtë deklarata e ka bërë Valdrin Ahmetaj aktivist i Vetëvendosjes, gjatë një aksioni për mbjelljen e disa drunjtëve tek kazerma “Adem Jashari”, në Prishtinë.
“Ne jemi të shqetësuar që pushtetarët se qajnë kokën për ndotjen e ambientit. Është pikërisht Shpend Ahmeti i cili pati premtuar një sere reforma tash në këtë rast por kanë mbetur vetëm premtime. E kemi zgjedhur pikërisht këtë pik ku ka një fluks të veturave dhe kjo dëmton më se shumti ambienti. Ju kujtohet premtimet e Shpend Ahmetit për parkingje në hyrje të Prishtinës por premtim ky që ka mbetur vetëm në letër. Shpendi tash e ka mendjen të pazaret më në dialog më Serbin dhe jo tekë hallet e qytetarëve”.
Ndërsa aktivistja tjetër nga kjo lëvizje Herta Mangjuka, ka thënë se ndonëse janë nxjerr një sërë ligjesh , ato nuk po respektohen në Kosovë andaj dhe është kjo gjendje e tmerrshme e ambientit në Kosovë.
“Faktorët kyç që ndikojnë në ndotjen e ajrit janë termoelektranat, veturat dhe qymyri. Të gjithë këta janë faktor më të cilën po ndodhemi sot. Institucionet Qendrore dhe lokale nuk po ndihmojnë në matjen e ndotjes. Substancat që lirohen janë dioksidi i suklfit. Kjo gjendje alarmante ka ardhur si pasoj e neglizhencës së institucioneve për të ndërmarr masa. Edhe pse me ligj janë të ndaluara qymyri në praktik nuk po ndalen ato. Ndonëse është miratua rezoluta kjo gjë nuk po respektohet dhe s’ka pasur hapa konkret”.
Kujtojmë se tash e një kohë Kosovë është duke u renditu në krye të vendeve më ajrin më të ndotur në rajon. Për këtë shkaka Ministria e Mjedisit, ka ndaluara edhe ngrohjetë me thëngjill./Arbresh.info/
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...