Shkencëtaret provojnë testin e ri për zbulimin e kancerit

13:23 | 5 Dhjetor 2018
A. B.

Shkencëtaret në Australi kanë njoftuar se po zhvillojnë një test të ri, përmes të cilit për 10 minuta mund të zbulohet a është njeriu i prekur nga kanceri.

Siç raporton CNN, studimi u bë në Universitetin e Queensland, sipas të cilit kanceri në raport me ujin formon një strukturë unike të ADN-së,

“Sipas zbulimit në molekulat e ADN-së së kancerit formohet një nanostrukturë e ndryshme 3D, e që do të ishte zbulim i madh në hapat e parë të kancerit në çdo ind të trupit, përfshirë edhe gjakun”, ka thënë profesori Matt Trau.

Shkencëtaret në mbarë botën po hulumtojnë teknika që mund të zbulojnë kancerin sa më parë, duke rritur shanset për trajtim të suksesshëm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme