Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar ndërmarrjen e një hapi për lehtësimin e shërbimeve konsullore, veçanërisht për shtetasit shqiptarë që jetojnë si emigrantë në Itali.
Sipas njoftimit të MEPJ-së, shqiptarët që ndjekin procedurat e legalizimit të dokumenteve për përdorim në Itali, nuk do të kenë më nevojë për certifikimin e përkthimit të dokumenteve nga ana e Ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë, por nga 1 janari i 2019-s, këtë certifikim e ofron vet ministria.
Procedura e heqjes së certifikimit nga ana e Ambasadës italiane është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e fqinjit të përtej Adriatikut dhe përbën lehtësim për shqiptarët atje.
Lehtësimi konsiston jo vetëm në shkurtimin e afateve kohore, por edhe të kostove financiare. Koha e marrjes së shërbimit shkurtohet nga 20 ditë në 7 ditë, ndërsa tarifa nga rreth 5.000 lekë, në rreth 2.200 lekë.
Deri më tani, qytetarëve shqiptarë u është kërkuar që pasi të apostilonin pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dokumentin për përdorim në Itali, ta përkthenin atë në një noter dhe më pas ta legalizonin pranë Ambasadës italiane, para se ky dokument të bëhej i përdorshëm në Itali. Me marrëveshjen e re, pas përkthimit të dokumentit te një noter, certifikimi i përkthimit nuk do të bëhet më nëpërmjet Ambasadës italiane, por nëpërmjet Sektorit të Legalizimeve në MEPJ.
Në harkun e një viti legalizohen rreth 120 mijë dokumente shqiptare për përdorim në Itali, që do të thotë se me procedurën e re, qytetarët shqiptarë do të mund të kursejnë rreth 335.280.000 lekë, ose rreth 2.6 milionë euro./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?