Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev,sot u takua me eurodeputetët e Kuvendit evropian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein.
Deputetët evropian përcollën mbështetjen e fuqishme nga Kuvendi evropian për marrëveshjen e Prespës, i cili është vlerësuar si shembull për rajonin dhe Ballkanin Perëndimor. Siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga Qeveria, është përshëndetur lidershipi i kryeministrit Zaev në proces. Deputet evropian shprehën mbështetje për perspektivat e Maqedonisë në Bashkimi Evropian dhe në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev i shprehi pritjet rreth votimit të amendamenteve kushtetuese si dhe reformat që bëhen në shërbimet e sigurisë, gjyqësisë, administratës publike dhe realizimin e reformave në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Presim në pjesën e dytë të muajit janar të votohen ndryshimet kushtetuese. Në përfshirje, përmes amendamenteve, edhe opozita i përfshi në këtë proces, ndërsa nga sot hapet debati publik, ku Qeveria do t’i dorëzojë vendimet përfundimtare në Kuvend.”, tha Zaev duke shtuar se pritjet janë që amendamentet kushtetuese do të kenë mbështetjen e gjerë politike në Kuvend që do të mundësojë realizimin e marrëveshjes së Prespës.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...