Google ADS

Shkencëtarët: Hudhra mund ta shërojë këtë infeksion të tmerrshëm

12:27 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Hudhra mund të trajtojë sëmundjen Lyme, thonë shkencëtarët.

Testet kanë treguar se vajrat nga lënda ushqimore dhe bimët e tjera të zakonshme vrasin bakteret pas infeksionit, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët testuan 35 vajra esenciale kundër baktereve Borrelia burgdorferi, që shkakton sëmundjen Lyme.

Dhjetë prej tyre – duke përfshirë hudhrën, trumzën, kanella, patëllxhani dhe qimnon – vranë të ashtuquajturat ‘qeliza persistente’.

Qelizat persistente mendohet t’i bëjnë bakteret më rezistente ndaj antibiotikëve dhe kjo mund të jetë arsyeja pse deri në 20 për qind e pacientëve përjetojnë dhimbje dhe lodhje edhe pasi ta kenë trajtuar sëmundjen.

Sëmundja Lyme është një sëmundje që shkaktohet nga pickimi i rriqrave, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme