Kosova ka bërë progres të madh për të bërë biznes

11:41 | 5 Dhjetor 2018
M. A.

Ka filluar implementimi i projektit “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport” të financuar nga Banka Botërore.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se ky projekt do të ndikoj drejtpërdrejtë në zhvillimin e afarizmit në Kosovë.

“Përmes këtij projekti NTI synon që përmes agjendës së meteorologjisë dhe agjencisë së akreditimit të siguroj njohje ndërkombëtare që të gjitha produktet e organizatave në Kosove të njihen nga partnerët potencial ndërkombëtar të vendeve tjera”, tha Shala.

Në këtë konferencë u tha se Kosova ka bërë një progres të madh për të bërë biznes.

Kosova në reagimin e zhvillimit të bizneseve ka qenë e renditur në vendin e 117 në vitin 2012 ndërsa  tani është renditur në pozitën 44 këtë vit./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/217788049161327/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme