Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka nisur sot një letër zyrtare tek Komisioneri për Politika të Fqinjësisë së Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe Komisioneri për Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos.
Tahiri i ka njoftuar lidhur me aprovimin e legjislacionit tepër të rëndësishëm për reformimin e sektorit të drejtësisë dhe përmbushjes së obligimeve të dala nga procesi i liberalizimit të vizave.
“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar të vazhdoj përmbushjen e prioriteteve qeveritare dhe të marrë masat e duhura për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe po ashtu në zbatimin e këtyre ligjeve edhe në praktikë. Për më shumë, Ministria e Drejtësisë do t’i jap përparësi politikave që synojnë promovimin dhe avancimin e efikasitetit dhe efektivitetit të punës së institucioneve të drejtësisë dhe fuqizimit të llogaridhënies” ka shkruar ministri Tahiri në letër.
Duke parë rëndësinë që kanë reformat në drejtësi për liberalizimin e vizave, Ministri Tahiri ka njoftuar Komisionerët se më 23 nëntor, Kuvendi ka miratuar Kodin Penal, Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Përfituar me Vepër Penale, atë për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Gjykatat, për Këshillin Gjyqësor, për Noterinë, Ligjin për Amendamentin dhe Plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë si dhe Ligjin për Amendamentin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën Jo-Kontestimore.
“Ne besojmë në vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv dhe në marrjen e asistencës së nevojshme për të mbështetur edhe më tutje institucionet e drejtësisë, në mënyrë që vetë sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, efikas, profesional, i depolitizuar, i integruar dhe i shtrirë në gjithë territorin e vendit. Andaj, më lejoni të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”./arbresh.info/
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...