Në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK për herë të parë vendoset pompa e insulinës

09:48 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë tek pacienti Ilir Koci, është vendosur pompa e parë e insulinës.

Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.

E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqësuesja e kompanisë nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë.

Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e HbA1C( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj).

Pompa është ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme