Google ADS

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

07:15 | 5 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) organizon sot aktivitetin e shënimit të 5 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Për të shënuar këtë ditë para qindra vullnetarëve nga mbarë Kosova, do të mbajnë fjalime motivuese Kujtim Gashi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Jemes Mugaju, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Vullnetarizmi ndihmon shoqëritë të bëhen të forta dhe kohezive, duke luftuar përjashtimin shoqëror dhe duke ndihmuar ofrimin e shërbimeve kritike për komunitetin.

Për të njohur dhe festuar vullnetarët e Kosvës vullnetarët e rinjë do të ndajnë përvojën e tyre të parë do të flasin për rëndësinë e shërbimit të komunitetit dhe do të shpalosin planin e vullnetarizmit për 6 muajt e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme