Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të hapin konventën e tretë vjetore të Përpunuesve të Drurit në Kosovë.
Rreth 18 kompani të përpunimit të drurit do të paraqesin produktet e tyre të realizuara në Kosovë ku përfshihen mobiljet e drurit, dyert, dritaret dhe produktet e enterierit në një ekspozitë gjatë kësaj ngjarjeje.
Prezantimet dhe diskutimet e forumeve të industrisë do të mbahen rreth një sërë temash, duke përfshirë tregimet e suksesit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet industria, teknologjitë e reja në përpunimin e drurit, aktivitetet e donatorëve në këtë sector si dhe bashkëpunimin në mes të universiteteve dhe sektorit privat.
Konventa e Përpunuesve të Drurit e cila mbahet çdo vit ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovar të drurit të përpunuar, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtar dhe të gjithë akterët relevant në kuadër të industrisë së përpunimit të drurit.
Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata Kosovare e Përpunuesve të Drurit (AKWP) kanë hy në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...