Sarri: Eden Hazardit i kemi ofruar 300 mijë funta në javë

23:50 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Maurizio Sarri ka zbuluar sot (e martë) se Chelsea i ka ofruar sulmuesit Eden Hazard një kontratë të re që i siguron atij 300 mijë funta në javë.

Kjo do ta bënte atë lojtarin më të paguar në histori të Chelseas, por Hazard dëshiron të dijë qëndrimin e Real Madridi para se të vendos rreth të ardhmes së tij në klub, transmeton portali arbresh.info. Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

“Varet nga ai”, ka thënë Sarri para ndeshjes të së mërkurës në Premierë Ligë kundër Wolves. “Klubi është në dispozicion për të nënshkruar një kontratë të re menjëherë, por varet nga ai nëse dëshiron të rinovojë”

“E dua Edenin këtu, por unë e dua atë nëse dëshiron të qëndrojë. E di shumë mirë që këtu ka bisedime ndërmjet klubit dhe trajnerit për Edenin çdo vit”

Përveç Eden Hazardit, Chelsea tashmë ka tentuar për të blinduar në skuadër edhe disa lojtarë të tjerë, por deri tani ka rezultuar i suksesshëm me Cesar Azpilicuetan ka sapo ka nënshkruar kontratë katër vjeçare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme