Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli të mërkurën udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë vizitë zyrtare Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-ve përderisa do të vizitojë enkas edhe shtetin e Ioëas në të cilin Kosova ka marrëdhënie të mira, njofton Klan Kosova.
Në këtë qëndrim disa ditor në SHBA, Veseli do të vizitojë edhe Pentagonin si dhe FBI-në kurse një nga temat kyçe do të jetë themelimi i Ushtrisë së Kosovës më saktësisht dhënia e misionit ushtarak të FSK-së.
Për këtë çështje në takimet e Veselit do të flitet direkt edhe për mundësinë e furnizimit me armatim të Ushtrisë së Kosovës si dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme ushtarake të FSK-së me mandatin të cilin përfundimisht e merr më 14 dhjetor ku pritet të votohen në lexim të dytë projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur,
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...