Veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në raport me Serbinë, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq i sheh si presion ndaj Serbisë për të njohur Kosovën, “por mbetet të shohim se si do ta zgjidh këtë çështje bashkësia ndërkombëtare.
Këto komente, siç raporton Beta, shefi i diplomacisë serbe i ka bërë sot, duke iu drejtuar Kuvendit të Forumit të Gruas të Partisë Socialiste të Serbisë, parti kjo, të cilën e udhëheq Daçiq
“Dëshiroj të shoh se si komuniteti ndërkombëtar do ta zgjodh tani çështjen e Kosovës dhe të këtyre taksave. Ata i krijuan, ata le t’i zgjidhin tani. Tani ata [Qeveria e Kosovës] nuk duan të dëgjojnë, dhe kur dikush nuk dëgjon, atëherë dihet çka meriton”, tha Daçiq në Krushevc, duke iu drejtuar grave të partisë s tij, përcjell Telegrafi.
Ai përsëriti se socialistët kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë nuk mund t’i detyrojë askush.
“Ky në fakt është presioni që ne e njohim Kosovën. Ky është presioni që të thuhet e situata është e pashpresë, dhe ne duhet ta njohim Kosovën. Atyre po ju shkon keq, asnjë qëllimi i tyre nuk është realizuar”, ka thënë Daçiq.
Ai tha se qëllimi i Serbisë nuk është që të shkaktojë probleme Kosovën, por për të zhvillojë dialog, që të dihet se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur dhe se “në saje të kësaj qeverie, ndër të tjera edhe partisë tonë, çështja e Kosovës përsëri u kthye në rendin e ditës”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...