Manchester City ka vazhduar serinë e fitoreve dhe mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Watfordit.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual i Premierë Ligës siguroi fitore me rezultat të ngushtë 1 me 2 në takimin si mysafirë në stadiumin Vicarage, shkruan portali arbresh.info.
Riyad Mahrez, i cili krijoi një asistim dhe realizoi golin e dytë për skuadrën e Pep Guardiolas, është lojtari me notën më të lartë të ndeshjes. Ish anësori i Leicester Cityt është vlerësuar me notën 8.8.
Leroy Sane është vlerësuar me notë të lartë gjithashtu (7.9) pas golit të epërsisë, ndërsa sulmuesi qendror Gabriel Jesues që kontribuoi me një asistim është vlerësuar me notën 7.9.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mesfushori i Watfordit, Will Hughes (5.9)./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...