Del nga një marrëdhënie dhune, vajza martohet me veten

22:01 | 4 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

“Kam gjithçka që më duhet”, shotë Jenilyn Rodriguez, 30 vjeçe.

Ajo nuk ka dyshime për çelësin e lumturisë. Gruaja me origjinë nga Nju Jorku ka përfunduar në media dhe rrjetet sociale për shkak të historisë së saj të pazakontë: ka vendosur që të martoje veten e saj. E gjitha kjo bëhet për të hedhur pas shpinë marrëdhënien e saj të dhunshme gjatë viteve të fundit. Nuk ka nevojë për asgjë tjetër, sepse gjatë kohës ka mësuar që të dojë veten.

Ndonëse beqare, ajo mban një unazë në gisht. Gjithashtu ka bërë një ceremoni dasme dhe i ka dhuruar vetes një muaj mjalti në Irlandë. Në rrjetet sociale, ajo shfaqet me fustanin e bardhë dhe me miqtë që i do shumë. Gjithmonë në krah të saj është motra, që e ka mbështetur gjithmonë. Ndërkohë prindërit e saj, praktikues të katolicizmit nuk e kanë pritur mirë idenë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme