U dhunua deri në vdekje dhe u hodh në det

21:39 | 4 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Rodos rë Greqisë ku një 21-vjeçare greke është dhunuar deri në vdekje nga një grek dhe një shqiptar dhe më pas është hedhur në det .

Pasi dy autorët janë marrë në pyetje intensive nga policia, ata kanë pranuar autorëisnë e krimit. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke studentja 21-vjeçare Helen Topaloudi ishte dhunuar dhe vrarë për shkak se nuk kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me dy të rinjtë.
Refuzimi i saj ka bërë që ata të reagonin me dhunë duke e goditur me një mjet të fortë në kokë që e kishte bërë të humbt’te vetëdijen.

Kur dy autorët e kuptuan se vajza nuk reagoi pas humbjes vetëdijes e morën trupin e pajetë, e vënë atë në makinën e një prej të dyve dhe e hodhën në det, mes disa shkëmbinjve ku u gjet më vonë.

Arrestimi I dy autorëve u bë pasi kamerat kishin regjistruar transportimin e trupit të pajete të studentes.

Familja e saj, e pikëlluar për ngjarjen ka kërkuar ndëshkim për autorët por duke parë reagimet në rrjetet sociale ku anëtarë të “Agimit të Artë” nisën një fushatë akuzash në rrjetet sociale ndaj të huajve në vend, kërkuan që çështja të mos përdoret politikisht.

Nëna e saj u shpreh se nuk e dinte nëse vajza kishte ndonjë lidhje dashurie dhe nuk kishte vënë re diçka shqetësuese tek e bija.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme