Google ADS

Hoti hedhë akuza ndaj Qeverisë, e quan të dështuar

20:41 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Hoti në Kuvend tha se Qeveria e ka zhgënjyer edhe Brukselin.

Shefi i grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e thirrur për dështimin e liberalizimit të vizave, ka vazhduar me akuza ndaj Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, është fajtore Qeveria Haradianj për dështimet që i kanë ndodhur Kosovës në çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoti në Kuvend tha se Qeveria e ka zhgënjyer edhe Brukselin.

“Këta e zhgënjyen Brukselin dhe qytetarët tanë. Arroganca e këtyre personave është e patolerueshme”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë: Gjatë gjithë kohës jemi për atë që Kosova të mos ndahet, por të gjitha zhvillimet jo vetëm në Veri, po shkojnë rreth këtij projekti të dështuar.

Hoti ka përmendur edhe shtetet që po e çnjohin Kosovën dhe ka thënë se korrigjimi i kufijve dhe kjo situatë e krijuar nuk mund të vazhdojë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme