Kylian Mbappe ka lavdëruar trajnerin e Arsenalit, Unai Emery, për mbështetjen e tij dhe ka zbuluar se është duke shikuar “Topçinjtë” këtë sezon me interesim të shtuar.
Mbappe iu bashkua Paris Saint Germainit në formë huazimi në vitin 2017 kur Emery ishte trajner dhe ata fituan tripletën së bashku atë vit, transmeton portali arbresh.info.
Emery ishte shkarkuar nga PSG gjatë verës, por kalimi i Mbappes ishte bërë i përhershëm për rreth 166 milionë funta. Adoleshenti më pas luajti një rol kryesor te skuadra kombëtare për shkak se Franca fitoi Kampionatin Botëror në Rusi.
Por, Mbappe ka shprehur mirënjohjen e tij te Emery dhe i ka uruar fat atij në futbollin anglez me Arsenalin.
“Nuk e harroj që ai më ndihmoi për tu adaptuar te kjo skuadër e madhe, gjë që nuk është e lehtë”, ka zbuluar ai për ‘France Football’.
“Kam shumë respekt për këtë person, madje edhe pse nuk ka pasur sukses në Paris”
“Ai fitoi tituj më parë dhe unë shpresoj që ai të fitoj ata sërish më pas”
“I kam dërguar një mesazh urimi kur ai nënshkroi për Arsenalin dhe tani unë jam duke i ndjekur ata nga larg”
Mbrëmjen e kaluar, Mbappe u bë lojtari i parë që fiton trofeun Kopa, i cili i takon lojtarit më të mirë të vitit në moshën 21-vjeçare./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...