Google ADS

Granit Xhaka i suspenduar për ndeshjen kundër Manchester United

16:32 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e madhe derbi të së mërkurës.

Ylli kosovar është i suspenduar për takimin mes Arsenalit dhe Manchester United që zhvillohet në mesjavë në kuadër të xhiros së 15-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Për shkak të numrit të kartonëve të verdhë të mbledhur nga fillimi i edicionit, mesfushori i “Topçinjve” nuk do të jetë i pranishëm në derbin anglez.

Me ndëshkimin në fitoren kundër Tottenhamit, Graniti është i suspenduar sepse ka mbledhur pesë kartonë të verdhë deri tani.

Një tjetër problem për trajneri Unai Emery besohet të jetë mungesa e superyllit Mesut Ozil për shkak të dhimbjeve të tij në shpinë.

Takimi mes Manchester United dhe Arsenalit zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme