Google ADS

Para hyrjes në fuqi të ligjit, shqiptarët nisin t’i mbyllin vetë pikat e basteve

15:39 | 4 Dhjetor 2018
A. B.

Nga një vëzhgim i bërë me kamerën e TV SCAN në kryeqytet, vihet re se subjektet që më së shumti janë vënë në lëvizje janë llotot sportive, ndërsa kazinotë vijojnë aktivitetin, për të përfituar edhe nga ditët e fundit që ligji u lejon të funksionojnë.

Shoqata e Basteve Sportive bën me dije se deri më tani në të gjithë vendin janë rreth 4 mijë pika llotosh që janë mbyllur, nga 4300 që janë në total dhe më së shumti pjesa e mbetur funksionon në kryeqytet.

Ndërsa nga ana tjetër këto kompani kanë filluar të nxjerrin në shitje edhe pajisjet, si kompjuterat apo televizorët, si dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh janë nxjerrë me qira dhe nuk janë shndërruar në aktivitete të tjera nga përfaqësuesit e kompanive të basteve.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konfirmojnë mbylljen vullnetare të këtyre subjekteve si fizike ashtu edhe të NIPT-eve sekondare, ndërsa theksojnë se deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion detyrues.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme