Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq dhe nënkryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH, Mirko Sharoviq, diskutuan sot për situatën pasi Kosova ngriti taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH, dhe konkluduan se tregtia e Serbisë dhe BeH-së me Prishtinën praktikisht është pamundësuar.
Lajiq dhe Sharoviq ranë dakord të dërgojnë një letër të përbashkët për shtetet anëtare të BE-së, duke vlerësuar se ky është shans i fundit që BE-ja të kërkojë nga Prishtina zyrtare urgjentisht heqjen e masave, në të kundërtën do të kërkojnë suspendimin e Këshillit Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, transmeton Ksp.
Kosova kohë më parë ka ngritur taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH).
Kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se kjo masë do të mbetet në fuqi derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...