Haradinaj ende arsyetohet për dështimin rreth vizave

14:56 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se seanca e thirrur nga opozita për liberalizim është ndërhyrje në agjendat shtetërore.

“Seanca e thirrur para seancës tjetër paraqet ndërhyrje në agjendat shtetërore. Ka mundur të jetë dy orë pas dialogut. Kosova po i mungon disa hapa të interesit nacional. Kam bindjen e thellë që liberalizimi nuk do të vonoj për Kosovën. Ne do të mbesim në temë dhe veprimet që i bëjmë për dialogun e forcojmë vetën. Kjo Qeveri ka marrë vendime të rëndësishme përfshirë edhe taksën. Jemi me të vërtetë të interesuar që temat e interesit nacional t’i ruajmë së bashku.  Gjendja është stabile  në gjithë vendin”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.

Ai ka thënë se rezoluta e PSD-së për të qenë pjesë e negopciatës nuk është se kanë lidhje me pushtetin.

“Ata vetëm duan t’i dërgojnë proceset e rëndësishme në vend. Nuk është se ka të bëjë diçka lidhje me pushtetin”, ka thënë ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/305028173552592/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/358813491533843/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme