Kurteshi pyet ministrin Tahiri: A ka një plan B nëse eskalon situata në Veri?

13:55 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Gjatë diskutimit në komision për Legjislacion lidhur me punën e Gjykatës në  veri, anëtari Sami Kurteshi ka thënë se nuk është gjendja normale në atë pjesë.

Dëgjova për letrën që e ka dërguar kryetari i GjykatësKabashiq. A mund ta dimë çfarë përmbanë letra. E dyta nuk ka dorëhqeje , nuk dihet se sië shtë gjendja. Aty janë disa protesta që po zhvillohen nga dy orë, nëse po të zgjasnin protestat më shumë a është e mundur të funksionojë gjendja në Gjykatë. A është një plan B se si zgjidhet çështja nëse protestuesit duan ta zgjasin protestën, ta eskalojnë situatën?”, ka pyetur  ministrin ai.

Ndërsa deputeti Frashër Krasniqi ka thënë se deri tani kanë qenë gjërat e përgjysmuara dhe si rezultat i kësaj sipas tij ka kriza në sistem.

Krejt kjo situatë ma shumë se sa një rast për ankesa ne duhet të ulemi e të bisedojmë se si duhet të dalim nga kjo situata më Serbinë. Na duhet të bëhemi bashkë dhe t’i bëjmë disa hapa karshi dialogut. Taksa 100% është vendim i mirë por duhet të ndërmarrim edhe disa vendime tjera”, ka thënë ai.

Ministri i Drejtësisë i është përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për eskalimin e situatës në Veri.

Ai ka thënë se shtrirja e Gjyqësorit në veri është storje e suksesit.

“Republika e Kosovës ka qenë e vetmja që e ka implementuar marrëveshjen. Roli i Serbisë ka qenë që t’i hekë strukturat paralele. Na e dimë realitetin edhe pas shpalljes se Pavarësisë, edhe a mblidhen taksat edhe të gjitha, këtu mas pakti kanë vend Këshilli Gjyqësor në një debat politik. Është parlamenti ku bëjmë politikë. Padyshim ka qenë storje e suksesi Gjyqësori në veri dhe funksionimi i tij. Ne në 4 komuna të shtetit tonë s’kemi pas qasje dhe prokurorë, dhe sot i kemi. Ndërsa padyshim që e kemi një situatë të brishtë dhe po ashtu e dimë që Serbia ka ndikim në serbet e veriu, por unë kërkoj bashkëpunim që të veprojmë karshi ligjeve në veri dhe padyshim që kemi plan B. Ato janë komuna tona, e dimë realitetin siç ka qenë, besoj që vitet e fundit kemi bërë progres. Se probleme kemi edhe në Prishtinë në gjyqësor”, ka thënë Tahiri. /arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/369223070289666/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme