Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka kritikuar Kinën, Iranin dhe Rusinë për shkelje të numri traktatesh dhe marrëveshjesh të nënshkruara nga shumë shtete.
Në një fjalim për politikë të jashtme në Bruksel më 4 dhjetor para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Pompeo ka thënë se hapat e fundit nga të trija shtetet kanë shkaktuar jostabilitet në botë.
Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin duke kërkuar përgjegjësi nga “aktorët e këqij” që kanë shfrytëzuar organizatat ndërkombëtare për përfimet e tyre.
Ai po ashtu ka mohuar kritikat se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është duke vepruar në mënyrë të njëanshme për çështjet kyçe ndërkombëtare.
“Nën presidentin Trump ne nuk jemi duke braktisur udhëheqësinë ndërkombëtare, apo miqtë tanë në sistemin ndërkombëtar”, ka thënë ai.
“Ne jemi duke punuar për të ruajtur, mbrojtur dhe avancuar një botë të lirë me shtete sovrane”, ka thënë Pompeo.
Në muajin tetor, Trump është zotuar për të braktisur Traktatin për Armë Bërthamore të vitit 1987, duke thënë se Rusia ka shkelur këtë marrëveshje nga viti 2014.
Aleatët e NATO-s i kanë bërë thirrje Trumpit që të mos marrë këtë vendim, mirëpo të punojë drejt bindjes së Rusisë për të zbatuar traktatin.
Pompeo ka thënë se administrata e Trumpit është duke punuar për të reformuar institucionet që kanë qenë në zemër të rregullit ndërkombëtar prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ai ka thënë se Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Bashkimi Afrikan, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore janë dëmtuar dhe kanë nevojë për ndryshim.
Ai ka thënë se Uashingtoni është duke shtyrë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të zvogëluar fondet për shtetet si Kina, duke thënë se ato veçse kanë qasje në tregjet financiare ashtu që të rrisin kapitalin.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?