Dy persona kanë humbur jetën, kur një aeroplan i vogël u përplas në qendrën për trajtimin e fëmijëve me autizëm në Florida të SHBA-ve.
Në videon e publikuar më poshtë, shfaqet momenti kur aeroplani përplaset dhe shpërthen një zjarr i madh, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:300, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë luftuar për rreth një orë që ta lokalizojnë zjarrin.
Në momentin e përplasjes së aeroplanit brenda ndërtesës kanë qenë gjashtë fëmijëve dhe mësuesja e tyre, por për fat asnjëri prej tyre nuk është lënduar.
“Kemi ndjerë se ndërtesa disi po lëvizte dhe menduam se ndonjë veturë është përplasur. Por, shpejt shpërtheu një zjarr, kurse mësuesja i mori afër vetes fëmijët me qëllim që ta kenë më të lehtë daljen nga ndërtesa”, ka deklaruar drejtori i kësaj qendre.
Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona që ishin brenda aeroplanit, njëri prej tyre ishte edhe pronar i aeroplanit. Identiteti i tij është zbuluar nga policia – bëhet fjalë për Eladio Markez.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve