Motrat e Cristiano Ronaldos janë tejet të palumtura se vëllai i tyre u mund nga Luka Modrici në garë për Topin e Artë 2018.
Të hënën mbrëma në Paris, Luka Modric e fitoi Topin e Artë si kroati i parë që e arrin një gjë të tillë, duke e lënë prapa ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.
Eima Aveiro, 39-vjeçare, pohoi se rezultati i votimit tregoi se bota është e kalbur dhe prishur nga mafia dhe paratë.
Ajo shkroi në rrjetet sociale, pasi Modrici e fitoi Topin e Artë duke e thyer dominimin e Ronaldos dhe Lionel Messit, se “Fatkeqësisht, kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, me mafi dhe para”.
Ajo i dha një përfundim misterioz mesazhit në rrjetet sociale: “Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se kjo kalbësi. Zoti vonon, por nuk dështon”.
Ndërsa, motra tjetër e portugezit, Katia Aveiro, 42-vjeçare, e postoi një fotografi të yllit të Juventusit me trofeun e kaluar të Topit të Artë dhe i dha këtë përshkrim: “Lojtari më i mirë në botë… për ata të cilët e kuptojnë futboll, natyrisht”.
https://www.instagram.com/p/Bq8L0lqnS-K/?utm_source=ig_embed
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...