Të përmbajturit është rregull i artë i ndjenjës së mirë, ka të bëjë edhe me aktivitetet fizike.
Para se të vazhdoni të stërvitni, shtroni pyetje vetes në mos po e teproni me ushtrimet.
Nutricionistja holistike amerikane dhe autore e një sërë librash The Plan, Lyn-Genet Recitas, të cilat ofrojnë metoda të humbjes së tepricës së kilogramëve dhe përmirësimin e shëndetit, konstaton që trupi mund t’i pranojë ushtrimet e tepërta fizike si stres, prandaj fillon të tajitë një sërë hormonesh, të cilat, në fund, ngadalësojnë metabolizmin, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, çështja është se çfarë i paraqet dikujt aktiviteti i tepërt fizik.
Duke pasur parasysh që të gjithë jemi të ndryshëm, nuk ekziston përgjigje universale për të gjithë, shkruan nutriciostistja.
Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se jeni rraskapitur: lodhja, irritimi, apetiti i shtuar pas stërvitjes, aknet, ndryshimi i humorit, lëndimet dhe rënia e shtuar e flokëve.
Nëse i vëreni simptomat e këtilla, nutricionistja këshillon që të zvogëloni stërvitjet javore apo të ndryshoni tipin e ushtrimeve fizike.
“Mos e mundoni veten dhe kërkoni se çfarë ju përshtatet më së shumti edhe ajo që është më e rëndësishmja – gjeni aktivitetin i cili është argëtues, merruni me atë që pasuron shpirtin tuaj”, përfundon Lyn-Genet Recitas.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...