Presidenti francez Emmanuel Macron anulon vizitën në Serbi

07:42 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vizita e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e planifikuar për këtë javë në Beograd, është anuluar për shkak të trazirave në Francë, shkruan REL.

Vuçiq tha se ka biseduar me Macronin dhe se ai “e ka lutur që vizita të shtyhet për disa javë”.

“E di se sa e vështirë është të realizohen reforma të përgjegjshme ekonomike”, tha Vuçiq në një konferencë shtypi në Beograd.

Që disa fundjava, Lëvizja “Jelekët e verdhë” organizon protesta në Francë, në kundërshtim të rritjes së paralajmëruar të çmimit të karburanteve, në kuadër të disa masave për mbrojtjen e mjedisit.

Por, protestat janë shndërruar në zemërim të përgjithshëm ndaj politikave të Macronit.

Të shtunën, në përleshjet midis protestuesve dhe policisë janë plagosur mbi 260 vetë, në mesin e tyre 81 pjesëtarë të forcave të sigurisë, shkruan REL.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme