Google ADS

BERZH ndan 17 milionë euro për hekurudhen Fushë Kosovë – Mitrovicë

07:25 | 4 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Sot në Ministrinë e Financave do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme