Google ADS

I refuzohet kërkesa holandezit që deshi të zvogëlojë moshën

23:46 | 3 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Një gjykatë e Holandës e refuzoi kërkesën e një qytetari për të zvogëluar moshën e tij për 20 vjet.

Në nëntor, Emile Ratelband kërkoi nga gjykata në Arnhem që të ndryshojë formalisht datën e lindjes: nga 69 vjeç sa është në të vërtetë, në 49 vjeç.

Ratelband tha se nuk ndjehet 69 vjeç dhe se kërkesa e tij është në përputhje me format e tjera të identifikimit dhe transformimit personal, që po pranohen në mbarë botën.

Në argumentet e tij, ai përmendi mundësinë për të ndryshuar emrin ose gjininë.

Por, gjykata tha të hënën se ligji holandez i cakton të drejtat, si ajo për të votuar, dhe detyrimet, si ai për të ndjekur shkollën, në bazë të moshës.

Gjykata, në vendimin e saj, tha se “nëse kërkesa e Ratelband do të pranohej, këto kërkesa për moshën do të bëheshin të pakuptimta”./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme