Limaj: Vendimin për ndalimin e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet e mori Endrit Shala

23:33 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se vendimin për ndalimin e futjes se produkteve të cilat nuk respektojnë emërtimin kushtetues të Kosovës, është vendim ekskluziv i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Limaj në një intervistë për televizionin publik ka zbuluar se ka qenë vet ministri Shala, ai i cili ka marrë vendim që në Kosovë të mos futen produktet me emërtime ‘Kosovo e Metohi’ dhe emërtime tjera të cilat nuk respektojnë shtetësinë e Kosovës.

Duke folur për vendimin për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe, ai ka thënë se ky ka qenë vendim i partnereve të koalicionit.

Të gjithë partnerët e koalicionit, sipas Limajt, janë në një linjë sa i përket kësaj mëse dhe se ky vendim është shtetëror, nacional e në mbrojtje të sigurisë kombëtare.

Ai ka paralajmëruar se më nuk do të lejojnë asnjëherë të futën në Kosovë produktet të cilat nuk respektojnë emërtimin kushtetues të Kosovës.

E sa i përket kërkesës së ndërkombëtareve për heqjen e masës, Limaj ka thënë se kjo taksë mund të hiqet kur të dy shtetet të arrijnë një marrëveshje reciproke për njohje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme