Ish-Missi është 24 vjet më e re sesa burri i saj.
Ish–Miss Moska u bë Mbretëresha e Malajzisë pasi u konvertua në Islam dhe u martua me Mbretin e Kelantan, Muhammad V.
Oksana Voevodina, 25-vjeçare është 24 vjet më e re sesa burri i saj, që është mbret që nga viti 2016.
Voevodina u martua me monarkun malazian në një ceremoni madhështore mbretërore në Moskë, me 22 nëntor, shkruan rtv21.tv.
Mbreti, 49-vjeçar veshi një fustan kombëtar malazian dhe nusja veshi vello.
Shërbimi ishte pa alkool dhe i gjithë ushqimi ishte hallall.
Ish-Miss Moska para se të bëhej nuse e mbretërisë tha: “Kur isha në shkollë isha një lloj banditeje. Më pëlqenin rrëshqitësit, biçikletat, BMX, djemtë që merrnin pjesë në gara”, por më vonë ajo tha se burri duhet të jetë në krye të familjes dhe natyrisht të mos fitojë më pak sesa gruaja.
Oksana postoi një fotografi ku veshi mbulesën afër bashkëshortit të saj, Muhammad.
Në vitin 2015 ajo kishte fituar titullin “Miss Moska”, kur ishte 22-vjeçare. Nuk dihet se si u njoftuan çifti dhe as nuk dihet nëse ajo ishte e martuar më herët.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...