Antoine Griezmann ishte në katërshen e fundit në garën për çmimin “Topi i Artë”.
Ai, së bashku me Luka Modric ( i cili ishte edhe fitues), Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo ishin katër lojtarët më të votuar.
Edhe pse nuk ishte fitues, Griezmann është shprehur i lumtur për suksesin e tij, duke falënderuar edhe bashkëlojtarët e skuadrës.
“Epo… do të doja që të isha fituesi, por jam krenarë që jam midis finalistëve” ka thënë fillimisht Griezmann.
“Jam këtu falë shokëve të skuadrës. Shpresoj që të mund ta zëvendësoj Lukan (si fitues) sa më shpejtë” ka thënë tutje francezi.
“E vërteta është se përveç kupës së Botës kam fituar edhe Superkupën e Evropës dhe Ligën e Evropës. Kjo nuk është keq” ka përfunduar francezi.
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...