Google ADS

Pallat 2 milionë eurosh në Shkodër, policia arreston biznesmenin

22:09 | 3 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Një 44-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pas një hetimi disa mujor.

Bardhok Planaj, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, u arrestua pasi ditën e sotme Prokuroria e Shkodrës lëshoi urdhër ekzekutimi me masë arresti me burg nga Gjykata, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.

Bardhok Planaj, prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij. Objekti thotë policia, kap vlerën 2 milion Euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme