Google ADS

Hungaria zhvendos nga Budapesti universitetin e themeluar nga Soros

21:46 | 3 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Një universitet në Hungari zyrtarisht ka pranuar se “është detyruar të largohet” nga Budapesti.

“Ne nuk mund të veprojmë si një institucion i lirë në qytet dhe vend që ne e quajmë në shtëpi”, tha presidenti i Universitetit të Evropës Qendrore (CEU), Michael Ignatieff, transmeton portali arbresh.info

Ai e përshkroi atë si një “shkelje tragjike dhe serioze të lirisë akademike në zemër të Europës”.

Qeveria hungareze ka hedhur poshtë pretendimet se është një çështje e lirisë akademike, duke pretenduar se universiteti nuk ka arritur në zbatojë rregullat e arsimit të lartë.

Universiteti i themeluar nga filantropi George Soros, që kishte për qëllim nxitjen e demokracisë në Europën Qëndrore postkomuniste, tani do të mbajë kurset e saj në Vienë.

Ignatieff tha se ishte “e pashembullt” që një universitet i akredituar nga SHBA ishte  “detyruar të largohet nga një vend aleat i NATO-s”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme