Kylian Mbappe shpallet fitues i “Trophee KOPA” (Topi i Artë për të rinj)

21:20 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Paris të Francës, Kylian Mbappe ka fituar çmimin “Trophee KOPA”.

Ky çmim ndahet për lojtarin më të mirë të gjeneratave të reja, të cilin francezi me shumë meritë e fitoi.

Mbappe ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Francës, triumf për të cilin lojtari dha kontribut të madh.

Francezi gjithashtu ka fituar edhe kampionatin francez me skuadrën e Paris Saint Germain.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme