Kur Mogherini thoshte se Demarkacioni me Malin e Zi, heq vizat për kosovarët

20:19 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, për më shumë se një vit më parë ishte shfaqur në humor të mirë gjatë një takimi me kryeministritn e atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafën.

Madje Mogherini kishte deklaruar se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikojnë marrëveshjen e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhte.

”Dua ta përsëris se nëse parlamenti procedon dhe e voton ujdinë për demarkacionin edhe ne jem gati të lëvizim shumë shpejt me procesin e liberalizimit dhe me rezultate shumë konkrete për qytetarët e Kosovës”, kishte pohuar Mogherini në mars të 2017-ës në një konferencë për media dhe kjo nuk ishte deklarata e saj e vetme në lidhje me çështjen e lëvizjes së lirë të kosovarëve, njofton Klan Kosova.

Por pavarësisht së Demarkacioni me Malin e Zi u ratifikua, Komisioneri për Politikë të Jashtme Johannes Hahn, tha se viza për kosovarët nuk do të ketë potencialisht deri më 2020-ën.

Hahn madje arsyetoi deklaratat e Mogherinit duke thënë se ajo e kishte fjalën se nëse Demarkacioni do ratifikohej, ajo konsiderohej si një punë e kryer vetëm nga palët kosovare, por jo të kishte deklaruar se është çështje e përfunduar edhe nga Bashkimi Europian për heqjen e regjimit të vizave.

”Puna ishte kryer nga Kosova kur është marrë vendimi për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ishte radha jonë që ta implementojmë pjesën tonë, dhe kjo ka përfunduar me raportin përfundimtar pozitiv para komisionit. Pati një shumicë të madhe dhe çështja gjendet në Këshillin Europian dhe kjo çështje merr më së shumti kohë. Viti 2020 mund të jetë realistë por ndodh edhe më herët, mos të mbetemi peng e datave”, është shprehur sot Komisioneri Hahn në adresimin e tij për media.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme