Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference i ka dhënë dy lajme të këqija për Serbinë.
Vuçiq ka treguar se vizita e presidentit të Francës në Serbi, Emanuel Macron është anuluar dhe se zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se nuk do ta heqin taksën derisa Serbia ta njoh Kosovën.
“Autoritetet shqiptare nuk duan të dëgjojnë për heqjen e tarifave, pas takimit me komisonerin, Johannes Hahn ata kanë thënë se taksa do të vazhdojë derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Lajm tjetër të keq, Vuçiq e ka vlerësuar edhe paralajmërimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.
“Ata duan të formojnë një ushtri kundër Kushtetutës. Kjo është një lëvizje e papërgjegjshme e Prishtinës dhe sjellë rrezik të madh në Ballkan”.
Tutje, Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se kjo nuk është mënyra më e mirë për të negociuar.
“Sa i takon krijimit të ushtrisë unë do të bisedojë me zyrtarë të Rusisë dhe Kinës dhe të shohë nëse do të mund të mbahet një seancë e Këshillit të Sigurimit për këtë çështje.
Në fund ai ka thënë se nuk do ta lejojë askënd që ta poshtërojë Serbinë.
Kujtojmë se gjatë vizitës së tij në Kosovë, komisoneri Johannes Hahn kërkoi heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ndërsa nga ana tjetër, kryeministri i vendit,Ramush Haradinaj deklaroi se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën si shtet.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë