Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së komenton cilësinë e ajrit në Prishtinë

19:38 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se cilësia e ajrit në këto ditë në Prishtinë është e patolerueshme.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se megjithë ndotjen e madhe, Qeveria ka propozuar ndryshimin e ligjit për importimin e veturave më të vjetra se me ligjin aktual.

“Cilësia e ajrit këto ditë në Prishtinë është e patolerueshme, në veçanti sonte. Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës sezonin e kaluar ka nxjerrë rezolutë me një listë të masave që duhet ndërmarre secili institucion përgjegjës. Por, efekti është zero. Lëndët djegëse njësoj po përdoren në qytet, sikurse edhe qarkullimi i makinave pa asnjë pengesë. Për më tepër, deputetë nga koalicioni PAN janë angazhuar për ndryshimin e ligjit për rritjen e vitit të vjetërsisë së veturave që importohen”, ka shkruar Hoti

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme