Google ADS

Topi i Artë: Këto janë rezultatet zyrtare për pozitat 11-30

20:14 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Çmimi lojtari më i mirë i vitit, apo siç njihet ndryshe edhe si “Topi i Artë” do të ndahet sonte në Paris.

Më herët është publikuar një listë, për të cilën nuk dihet asgjë nëse është zyrtare, në të cilën shihej Luka Modric si fitues.

Megjithatë, zyrtare tani janë vetëm rezultatet për pozitat 11 deri në 30, bën të ditur “France Football”, transmeton lajmi.net.

Në vendin e fundit renditen Isco Alarcon me portierin e Tottenham, Hugo Lloris.

Në vendin e 28 është lojtari i Atletico Madrid, Diego Costa.

Alisson Becker, Jan Oblak dhe Mario Mandzukic janë tre lojtarët me pikë të barabarta në pozitën e 25.

Mane, Marcelo dhe Cavani janë tre të tjerët që janë baras në vendin e 22.

Firmino, Rakitic e Sergio Ramos ndajnë vendin e 19.

Benzema dhe Bale janë baras me pikë në vendin e 17.

Golashënuesi më i mirë i Manchester City, Sergio Aguero mbanë pozitën e 16.

Paul Pogba pozicionohet në vendin e 15-të.

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois është në vendin e 14-të.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është në vendin e 13.

Ylli brazilian i cili ka shkëlqyer me PSG, Neymar, është në pozitën e 11-të dhe N’Golo Kante është në vendin e 11-të.

Top 10 e shumë pritur do të publikohet më vonë. Tre finalistët dhe fituesi do të mësohen në ceremoninë që fillon nga ora 21:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme