Ka ndërruar jetë ish presidenti i FC Barcelona

16:35 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti që ka qëndruar më së gjati nën udhëheqjen e skuadrës së Barcelonës, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë.

Në moshën 87 vjeçare, ka ndërruar jetë Josep Lluis Nunez i Clemente, i cili ka qëndruar nën udhëheqjen e skuadrës katalunase për 22 vite, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Vdekja e Nunez erdhi si pasojë e një sëmundje, prej së cilës ai ka vuajtur për një kohë të gjatë.

Ish presidenti e kishte marrë nën drejtim skuadrën kur ishte e mbuluar nga borxhet dhe kur ishte në një gjendje katastrofale ekonomike.

Ai kishte menaxhuar që ta largonte klubin nga ajo krizë, pas së cilës skuadra gjeti “lulëzimin”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme