Meta premton mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

09:49 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka premtuar mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

Meta përmes një postimi në facebook ka shkruar se do të punoi në integrimin e kësaj kategorie në shoqëri, shkruan Abresh.info.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri”, ka shkruar ai.

I pari i Shqipërisë ka ftuar institucionet të ndërtojnë rampa për personat me aftësi të kufizuara ashtu siç ka vepruar Presidenca.

“I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t’i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, ka përfunduar ai.

Ndryshe 3 dhjetori njihet si dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme