Bëhet lansimi i fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”

08:32 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës, përkatësisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe Auto Moto Club Kosova (AMCK), do të bëjë lansimin e fushatës “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”.

Sipas njoftimit për media ceremonia e lansimit të kësaj fushate do të mbahet në rrugën “Xhorxh Bush” në hapësirën e vendndalimit të trafikut urban.

Prezent në lansimin e kësaj fushate do të jetë zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj, përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe përfaqësues nga Auto Moto Club Kosova./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme