Kombet e Bashkuara janë duke planifikuar që të evakuojnë rebelët e plagosur huthi nga Jemeni, teksa OKB-ja është duke bërë përpjekje për të krijuar siguri pak para mbajtjes së bisedimeve për arritjen e paqes në këtë vend, ka njoftuar koalicioni i udhëhequr nga sauditët që lufton këta rebelë.
Rreth 50 rebelë pritet të barten me aeroplan nga kryeqyteti i Jemenit, Sanaa në Oman për të marrë trajtim mjekësor .
Bisedimet e sponsoruara nga Kombet e Bashkuara në mes të rebelëve dhe Qeverisë së mbështetur nga sauditët pritet të nisin në ditët në vijim.
Kjo luftë ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare në vjetët e fundit.
Në konfliktin pothuajse katërvjeçar në Jemen, mijëra persona janë vrarë në luftime dhe miliona të tjerë janë duke u përballur me uri.
Kombet e Bashkuara kanë tentuar edhe më herë të rikthejnë bisedimet në mes të Qeverisë së udhëhequr nga presidenti, Abdrabbuh Mansour dhe huthët e mbështetur nga Irani, që tani kontrollojnë pjesën më të madhe në veri të Jemenit.
Një raund paraprak i bisedimeve në Gjenevë ka dështuar në muajin shtator, sepse rebelët huthi nuk kanë qenë aty.
Jemeni është shkatërruar nga konflikti që është përshkallëzuar në fillim të vitit 2015, pasi rebelët huthi kanë fituar kontrollin e pjesës më të madhe në perëndim të këtij shteti dhe kanë detyruar presidentin, Abdrabbuh Mansour Hadi që të largohet nga Jemeni.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen