Parashikimi i motit për sot në Kosovë

07:42 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Në Kosovë edhe sot do të mbajë mot me vranësira.

Java e parë e dhjetorit kryesisht me vransira, të martën priten edhe reshje të dobëta shiu

2.12.2018 – Edhe gjatë javës së parë të muajit dhjetor, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që do të kushtëzojnë mot kryesisht stabil dhe me vransira. Ditën e martë një front i ftohtë pritet të kalojë nga rajoni, që do të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu.

Edhepse nga Mesdheu do të depërtojnë masa më të ngrohta ajrore, që do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare, ditën e enjte, sërish pritet të shtrihen nga veriu masa të ftohta ajrore, që do të zbresin temperaturat, e në mëngjes priten edhe ngrica.
Nën kushtet sinoptike të parashikuara, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin të larta në vlera të pashëndetshme dhe rrezikshme. Ditën e mërkurë, me depërtimin e frontit të ftohtë, pritet të ketë mjaftueshëm qarkullim ajror, që mund të zbres indeksin, përkohësisht, në vlera normale.

3.12 – Mot kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, ku vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

4.12 – Mot pjesërisht i vranët. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.
5.12-6.12 – Të mërkurën në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës priten kthjellime. Ditën e enjte mot kryesisht me vransira, e në mëngjes me ngrica, ndërsa në vise të ulëta mundësi për mjegull.

7.12 – Mot pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri në +2C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C. Në vise ku pritet të ketë mjegull temperaturat do të jenë më të ulëta për 3C deri 4C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-8m/s.

Shtypja atmosferike, deri të martën do të zbres rreth vlerave normale, mirëpo ditëve tjera do të mbetet lartë mbi këto vlera.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/behuni-gati-per-temperaturat-e-uleta-kjo-dite-do-te-jete-dimer-i-vertete-tabela-181-601495/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme