Komisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn sot do të jetë në Kosovë
Siç bëhet e ditur, fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Si qëllim i vizitës thuhet të jetë përsëritja e qëndrimit të BE-së rreth kësaj çështje, duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi.
Ai, gjithashtu do të nënvizojë nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
Gjatë vizitës në Kosovë, Komisioneri do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përfaqësues të Qeverisë përfshirë Kryeministrin Haradinaj, si dhe përfaqësues të Opozitës.
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan