Google ADS

Kuzhina amerikane: Tortë me boronica dhe portokall

00:35 | 3 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Kjo është një tortë e lehtë, por me të cilën mund të mahnisni familjarët tuaj për festa.

Është e mbushur me portokall dhe boronica dhe është një ndër ëmbëlsirat më të dashura për amerikanët, transmeton portali arbresh.info

Mund ta përgatisni për secilën festë që dëshironi, përfshirë edhe ditëlindjet, pasi është një ëmbëlsirë që mund të servohet për të paktën 10 persona.

Përbërësit:

2 gota miell
1 lugë të vogël sodë buke
½ lugë e vogël kripë
1 gotë sheqer
1 lugë të madhe lëkurë portokalli
½ gotë gjalpë
½ gotë vaj
2 vezë të mëdha ( mund të shtoni 4 nëse janë të vogëla)
½ gotë lëng portokalli
1 lugë e vogël pluhur vanile
1 gotë boronica të freskëta

Përgatitja:

  1. Ndizeni sobën që të ngrohet në shkallën më të lartë.
  2. Në një enë mesatare, përzieni miellin, sodën e bukës dhe kripën.
  3. Në një enë tjetër, përzieni sheqerin, lëkurën e portokallit dhe boronicat deri sa të bëhet një masë homogjene.
  4. Më pas shtoni gjalpën, vajin, lëngun e portokallit, vezët dhe vanillën. Përzieni të gjitha me mikser mirë.
  5. Më pas në këtë enë shtoni përzierjen e miellit dhe atë që ka lëkurën e portokallit. Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të fitoni një masë të butë.
  6. Tranferoni këtë përzierje në një enë të rrafshët me model dhe vendoseni që të piqet.

Kësaj ëmbëlsire pasi të piqet mund t’ia shtoni edhe ndonjë krem të shkrirë mbi të. Boronicat gjithnjë mund t’i shtoni sipas dëshirës.

Ëmbëlsira mund të qëndrojë deri në 3-4 ditë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme