Zbulohet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Gjermani

22:35 | 2 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Berlin të Gjermanisë, ku një 47-vjeçar shqiptar u vra nga një tjetër person, i cili dyshohet gjithashtu të jetë shqiptar, të tjera detaje janë publikuar.

Mësohet se identiteti i shqiptarit të vrarë është Blendi G/, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e “Boss” në Berlin. Ai po kthehej për në shtëpi pas një feste, ndërsa 200 metra pa arritur tek shtëpia është qëlluar për vdekje nga një person tjetër.

Sipas policisë, autor i krimit është një tjetër shqiptar, rreth 60 vjeç, ndërsa nga ato që bën publike Bild, shqiptari fillimisht është qëlluar me plumb në kokë dhe më pas edhe në trup.

Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi të rëndë të ndodhur në Berlin, ndërsa mësohet se autori ka qëlluar më pas edhe mbi veten.

Blendi G., jetonte prej vitesh në Gjermani, ndërsa policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë.

Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç.

Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë.

“Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme