Flakët që përfshinë këtë mbrëmje një ndërtesë në Tiranë kanë rrezikuar seriozisht jetën e banorëve, përfshi dhe një vajzë të mitur.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve është shuar zjarri i cili kishte rënë si shkak i një defekti elektrik në katet e para të ndërtesës. Pallati në fjalë, në rrugën ‘Teodor Keko’ në Tiranë, është djegur dhe herë të tjera pikërisht për të njëjtin shkak, instalimet e dobëta elektrike.
Banorët shprehen se zjarri ra papritur dhe se ata kanë dëgjuar vetëm zhurma në katet e mëposhtme. Më pas kanë parë zjarrin dhe një re të madhe tymi që po u vinte.
Vetëm dëgjuam zhurma, që po vinte zjarri nga katet e poshteme. Filloi një tym i zi. Na kapi paniku. Pas 30 minutash erdhi zjarrfikësja. Erdhi policia më pas zjarrfikëset. Jemi 32 familje në pallat.”-shprehet njëra nga banoret e pallatit per Oranews.
Ndërkohë që në një tjetër familje, një vazjë e mitur për pak sa nuk është asfikësuar nga tymi i madh që ka përfshirë të gjithë godinën. E mitura është shpëtuar nga zjarrfikësit e më pas është dërguar me ugjencë në spital. Fatmirësisht gjendja e saj është e mirë, por nëse konktakti me tymin do të ishte më i zgjatur, jeta e saj do të vihej në rrezik.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...